E shtuna poetike me poeten.;Prena PRENDI

Kush na e vodhi muhabetin

——————————————–

Shkencë ,zhvillim për mrekulli

Fjalë e lirë për poezi

I biem shkurt me përshëndet

Gjejmë figura në internet.

Mblidhna bashkë me shoqni

Nuk të sheh ma kush në sy

Mban ato në telefon

Mendjen s’ka ,as të dëgjon.

Me pasë hall me thënë një fjalë

S’të dëgjon as vajzë as djalë

Hall i njejtë për çdo shtëpi

Muhabeti është kyç në dry.

I takojmë prindërit kur shkojmë

Profesionin se harrojmë

Nuk mendomë që herën tjetër

Ndodh diçka se janë të vjetër.

Kush na e vodhi njerëzinë

Po e teprojmë pak lirinë

Më keq pleqtë se të rinj

Kot me të ardh dhe miku në shpi.

Mendja bën e mendja pëson

Asnjeri s’na detyron

Të bëjmë kthesë me vehten tonë

Mos harrojmë çdo zakon.

&  &  &

Atje ku linda

——————————

Si ujë nga shtrati kur del

Derdhet ndêr përroska e zabel

Pritën t’ja zënë s’ka zot

U derdhëm dhe ne nëpër botë.

Mendimet s’më lenë rehat

Kapërcye e kanë çdo cak

Përtej atje në Shqipëri

Ku linda ,kam timen dashni.

/www.qendrapress.com/