E shtuna poetike me poeten:Brixhilda DEDE
UNË JAM
—————————
Unë jam buzëqeshja jote nënë buzë.
Agimi i ditës së re.
Mendimi i parë fshirë mjergullën mëngjesore, Qiellin prej re.
Unë jam vetëklonimi i hënës në yje.
Ëndrra që në zemër fsheh.
Unë jam plaga jote,
Djegur, shenjë të le.
Unë jam flatra dritë e syve të tu.
Prej meje,..
Merr dritë e universin sheh.