E shtuna poetike me poeten;Dafina Lira MUCKA
Në zhegun e jetës!
——————————–
Në zhegun e madh aty ku kish jetë
Përkundej një pemë e binte një gjeth
E zogjtë shtegtarë me krahë fluturuar
E lanë folenë ,që me mund ndërtuan
E lotin e nënës në faqe e panë
Atdheu pa zogj e bij është i dërrmuar
Si ngjyra ylberi shkreptin një lumë
Një gjethe e rënë një mall më shumë
Pranvera do çelë e shpresa do lind
Malli do shuhet e jeta do rilind ..
Do jemi të gjithë nënë e fëmijë
Në zhegun e jetës do çel trëndafiltë