E shtuna poetike me poeten:Mirishahe ELSHANI

S’KAM SY PËR TË PARË

————————————-

Diellin kur lind e perëndon

Hënën kur natën ndriçonë

Kur takohen dashurit e jetës

Lirinë mbi Odeskë

Kur mbyllen dyert e ankthit

Kur nisë pranvera e madhe e lirisë

S’kam sy as vesh të dëgjojë

Kur shuhen zërat që bërtasin

Klithma e ulurima e tokës

Që bërtet në kulm të botës

Kur vritet pafajsia

Kur nuk jetohet liria

Kur lotë e gjak është derdhur

S’do të frikësohemi kurrë

Prej mashtrimit as prej mallkimit

Se ëndrrat do t’i shohim zgjuar

Me themele gurëzuar

Me kulme mbuluar

Njëmëdyshje në kokë e kam

Me mrekullit e botës rrethuar jam

Veçse unë s’kam sy për ti parë.

Prill-2022

M. Elshani

&   &  &   &

JAM KURORA E PIKËLLIMIT

Jam duke rrëshqitur drejt fundit
Në fund të gotës mbeta e zbrazët
Aty ku treten zanat
Në pasqyrë pa fytyrë

Jam gjysma tjetër
E ndarë nga trishtimi
Herë e gërryer nga mendimi
Herë e penduar nga mashtrimi

Edhe sa kohë për këtë tokë
Me ëndrra në kokë
Ç’ trishtim kam sot
Sytë më mbyten në lot

Këmbëkryq jam ulur
Mes kufijëve të shpirtit
Në zemër të gjithë i kam
Kosovë e Shqipëri një jam

Në vetmin e tymit
Shpresa gjallë më mbanë
Jam ëndërr e parealizuar e bashkimit
Jam kurorë në mbretërinë e pikëllimit