E shtuna poetike me poeten:Mirishahe ELSHANI

NË TRETDHE

——————————————-

Më thua vëlla a ke atdhe në tretdhe

Apo duhet të jemi sa këtu sa atje

T’a masim dhimbjen me ikje

T’a masim largësinë me pritje

Ah kjo plagë e hapur

Që ska shërim kurrë

Mos ndoshta fatin e patëm pa fat

Apo jemi këngë e ngrirë e djallit

E vetveten e shohim në pasqyrë të përlotur

Me dhimbjen pa emër

Me ngjyrat e trishtimit

Me ngjyrat e pikëllimit

I pikturojmë zogjtë e mërgimit

I numërojmë ditët e ankthit

Më thua vëlla pash zotin

Si i përballon ditët e kurbetit

Si e shehë diellin e mëngjesit

A të ngrohë njësojë si këtu edhe atje

Më trego të lutem

Me cilën shpresë largohesh

Me cilën dhimbje përballesh

Se guri i vatrës me mall të pret

Në tretdhe për besë nuk ke atdhe.

29 shtator 2022

M. Elshani