E shtuna poetike me poeten;Nora Halili
MNI YJESH
————————–
N’vena me kohën rrjedhë misteri i andrrave t’metuna peng,
me fatin asht mbru dëshira e pamundun.
I javë, i jetë, me i dhanë formë shpirtnores,
n’çeta ku dilli ma spari shkrep.
Agu dhe pramja ndër veti kacafyten,
mi kunora lisash yjet mbajnë mni.
Erë fletsh t’rame prej vjeshtës,
dehen shpirtin që tokës ju dha…
Breng e shpirtit trazum prej kujtimesh t’pergjakuna,
qet t’kapet mas motivit t’pa thanun…
Bash aty ku legjendat ju knduen zanave,
asht ama e dashtnisë…