E shtuna poetike me poeten:Teuta SHAQIRAJ

Kur ëndërroj.. natën
(Ripunim)
————————–
Gërvishta shpirtin sonte e me vargjet fjeta,
rridhnin e rridhnin nga çdo plagë, pa rimë .
Sa mbyllej njëra më përgjërohej tjetra,
ëndrra shkiste mbi to e bardhë pa trazim.
Endem kuturu brenda ëndrrës, ithtare,
të lë ecejaket e kota e mirazhin e blertë,
të kërkoj një liman a të jem ishullare,
a në karrocën e artë si hirushja në mesnatë!
Teksa vargjet heshtin m’u fanepse pa fjalë,
ëndrra pëshpëriti agut…. ishte mëngjes.
Sytë ndezën natën e zemra foli – duamë
n ‘ikje s’humba këpucën, por vargun lënë peng.
Ju falënderoj miq të çmuar për kohën tuaj të çmuar dedicuar poezive. Ju falënderoj pa masë nga zemra!
Tea