E trishtë: 82-vjeçari digjet brenda veturës së tij në Leshan të Suharekës

Foto nga arkivi/

E trishtë: 82-vjeçari digjet brenda veturës së tij në Leshan të Suharekës

                              Një rast i rëndë ka ndodh këtë pasdite në Leshan të Suharekës. Një burrë 82-vjeçar është djegur plotësisht në veturën e tij, e cila ka marrë flakë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Shaqir Bytyqi, nga Policia e Prizrenit.

“Rreth orë 14:24 një person nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një veturë dhe brenda veturës gjendet një person i mbuluar nga flakët e zjarrit”, tha Policia për Gazetën Sinjali.

“Patrulla policore menjëherë ka shkuar në vend të ngjarjes si dhe janë informuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si: Zjarrfikësit, Emergjenca, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve si dhe eksperti i zjarreve”.

“Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi  M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte brenda automjetit të tij ishte përfshirë tërësisht nga zjarri, me atë rast personi i cili kishte mbetur brenda ishte i djegur tërësisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”.

Lidhur me rastin në konsultim me Prokurorin është hapur rast “Hetim i vdekjes”.

Rasti është duke u Hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren/Sinjali/