E trishtë iku nga kjo jetë në moshë të re Ardian DEDUSHAJ

E trishtë iku nga kjo jetë në moshë të re shkruan Naim Dedushaj ‘’Ardian Dedushaj, ikja jote nga kjo botë sot na ka lënë zemrat të thyera.
Në moshën më të bukur, kur jeta duhej të të përqafonte, ti u largove, duke na lënë pas një dhimbje të madhe që nuk shërohet lehtë.
Rinia jote e hershme e bën edhe më të rëndë këtë humbje për familjen, për fëmijët, për gruan dhe për gjithë farefisin tonë.
Sot, zemrat tona janë në zi. Na dhemb, na pikëllon, na mungon…
Pusho në paqe, kushëriri ynë i dashur, Ardian. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall ‘’/QendraPress/