Edhe dështimi 33-të i radhës në Kuvendin e Kosovës

Dështoi edhe vazhdimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Filloi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 19 qershor, në orën 10:00.