Edhe Hovenier konfirmon se Kosova e pranoi propozimin e BE-së: Marrëveshja përkohshme sjell përftime të konsiderueshme

                        Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mirëpret faktin që  Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian, konfirmim ky të cilin e dha sot edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.Hovenier ka shkruar se ShBA-ja dot të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, shkruan Reporteri.net.Ai shton se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë.“Shtetet e Bashkuara është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.Pas takimeve që pati gjatë ditës së djeshme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka konfirmuar sot se Kosova në parim e ka pranuar tashmë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.Ai ka paralajmëruar se diskutimet do të vazhdojnë në një takim të nivelit të lartë.“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimin. Edhe në Beograd bëra të njëjtën gjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme pas takimit që pati me Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Kurti këtë e bëri të ditur vetëm përmes një njoftimi të shkurtë në Twitter, duke mos thënë asnjë detaj më shumë.Kryeministri tutje shtoi se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij planit franko-gjerman e të cilat siç thotë ai do t’i adresojë në Bruksel së shpejti.