Edhe një dëshmi e radhës së Gjykata Speciale punon sipas preferencave të  Serbisë-Shkruan;Qazim THAÇI

         Tani me  jo vetëm shqiptarët   që  e kanë kuptuar, por edhe  vetë  politika ndërkombëtare e dinë  faktin  se  Gjykata  Speciale  vazhdon të punojë sipas preferencave të  Serbisë  e  Rusisë, Rasti i fundit  që tashmë ka përmasa  të tragjike- komike   është ,se është refuzuar  kërkesa e mbrojtjes e nëntë ish-diplomatëve të lartë të ftohen për dëshmi pro Thaçit në Speciale. Ku trupi i gjykues i kryesuar nga Charles L. Smith II, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçit, lidhur me nëntë dëshmitarët diplomatë, të mbrojtjes. Ky ndoshta  në  një të ardhme të afërt mund të regjistrohet si padrejtësia më madhe  që po ju  bëhet  çlirimtarëve  në  gjithë  drejtësinë  botërore. Por,  me këtë akt tashmë,  duhet të turpërohen ata shqiptar, që  duhet të dëshmojnë padyshim se ata do të japin  kryesisht dëshmi të rrejshme në adresë të pastërtisë së luftës së UÇK-së  dhe krerëve që  bota  i pati model të   një lufte  të pastër për liri. Tani  më  besojmë  dhe apelojmë  edhe tek  drejtësia  botërore e  sidomos  ajo Amerikane  të   reagojë  e  të  mos  ketë mundësi të  ndalojnë këtë padrejtësi që po u bëhet  çlirimtarëve të cilët  padyshim ishin në  bashkëpunim unik më  NATO-në  .Kjo duhet të  i jep sinjalin edhe  Qeverisë së Kosovë  pa marrë parasysh  bindjet politike , të  ngrejë   zërin në instancat më ët lartë   botërore . Sepse  diplomatët e  huaj  ishin orientimi i lirisë , edhe tani ata  mbeten  boshti  parësor  i orientimit  të  demokracisë   së  Kosovës.

/ëëë.QendraPress.com/