Edhe një dështim i seancës, kryesuesi Dehari ia ndërpren fjalën deputetes Musliu

Sot, as në përpjekjen e 51-të, deputetët nuk arritën më bërë konstituimin e Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas ndërprerjes së fjalës për deputeten Ganimete Musliu. që patën me Krysuesin Dehari. Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut të PDK-së. Kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën dhe ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik. Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kurse lidhur me takimin e Kurtit me Fatmir Limaj, ky i fundit nuk pranoi të flas sot për media. Derisa Albulena Haxhiu, për këtë takim tha ‘’ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn .Po presim, ia kemi dërguar ofertën”, Se Limajt i ka shkuar një ofertë e ka thënë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti para pak ditësh përmes një konference për media, duke mos zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, ai u shpreh optimist se deri në fund të kësaj jave mund të ketë një marrëveshje, dhe po ashtu tha se do të ketë edhe takime të tjera. Kryetari i Lidhjes Demokrastike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së sotme.Në fakt, Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë, përgjegjësia për formimin e shumicës i takon të parit. Meqë i pari nuk po do ta shfrytëzojë këtë të drejtë, atëherë kjo e drejtë t’i merret të parit pra, ky është mendim politik. Ne po japim një mendim tonin, le t’i merret e drejta”, tha Abdixhiku.