Edhe një sukses i qeverisë Totaj

   Kryetari i komunës Shaqir Totaj, pati arritur një marrëveshje  që në fakt i mundësoi qytetit të Prizrenit një çasje sa më të mirë, duke liruar  Transzitin e Ri që ishte i bllokuar që nga paslufta. Mirëpo Drejtoria e Shërbimve Publike dhe qeveria Totaj, tani po vazhdojnë përgatitjet për largimin e shtyllës elektrike të linjës së tensionit të lartë në rrugën e Transitit të Ri, e cila ka shkaktuar pengesa për ngasësit e automjeteve, derisa hapësira ku do të vendoset shtylla e re tashmë është e gatshme. Ky aksion do të përfshijë gjithashtu disa zona të tjera të qytetit me këtë problematikë, për ta ngritur nivelin e sigurisë në trafik./QendraPress,com/