EDHE PAK DITË NA NDAJNË NGA MUAJ I SHENJTË I RAMAZANIT.-Shkruan:Linda Mhillaj FAZLIU

Muaj i shenjtë i Ramazanit muaj i reflektimi,përulesie dhe dashurie njerëzore.
Si besimtare e Krishterë,e pres dhe e respektoj muajin e shenjtë të Ramazanit me shumë ndjenjë dhe mirenjohje.Ramazani nuk është vetëm agjerim por është disipline shpirtërore,është forcim i vetëkontrollit,është afrim me zotin dhe me njëri-tjetrin.
Për mua është kënaqesi e madhe të ftoj mysafirë në iftar,të ndaj tryezën,bisedën dhe ngrohtësinë njerëzore me familjare kojshi miq dhe shoqeri.
Sepse besoj që feja duhet të na bashkoj me vlera,jo të na ndajë në etiketa.
Ne mund të kemi besime të ndryshme,por kemi të njëjtat nevoja shpirtërore,
për paqe
për mirëkuptim
për dashuri
për respekt.
Ramazani ka shumë benifite pozitive jo vetem fetare,por dhe psikologjike,emocionale,sociale dhe fizike.
Benifitet shpirtërore:
Rrit lidhjen me Zotin dhe thellon besimin.
Shton vetëdijen morale(çfarë mendoj,çfarë them,çfare bëj).
Forcon ndjenjën e mirënjohjes për gjërat që shpesh i marrim si të mirëqena.
Benifitet psikologjike:
Rrit vetëkontrollin agjerimi është ushtrim i disiplines.
Forcon durimin dhe tolerancën.
Ndihmon në reflektim dhe qetësim mendor.
Ul impulsivitetin(ushqim,zemërim,reagime të menjëhershmë).
Benifitet emocionale:
Shton empatinë ndaj atyre që jetojnë në mungesë.
Rrit ndjenjën e solidaritetit.
Forcon lidhjen familjare përmes iftareve dhe kohës së përbashkët.
Benifitet sociale:
Rrit ndihmën ndaj të varfërve (zakati,sadakaja).
Forcon ndjenjën e komunitetit.
Organizohen ndihma me ushqime dhe mjete bazike.
Askush nuk duhet ndjehet i harruar në tryezen e iftarit.
Kur ndihmojmë ne nuk varfërohemi,,përkundrazi pasurohemi shpirtërisht.
Benifitet fizike:
Mund të ndihmojë në rregullimin e metabolizmit.
Rrit vetëdijen për ushqimin dhe moderimin.
Në thelb,Ramazani është :
një muaj pastrimi shpirtëror
një muaj solidariteti shoqeror
një muaj bamirësie dhe dashurie njerëzore.
Sepse mbi çdo dallim që kemi,qëndron një e vërtetë e madhe:miresia që na bashkon pa dallim /Marrë nga Fb/