Edhe pse ditë pushimi,komisioni nga ministria “MINT” për Ligjet e Zejtarisë vazhdon punën

Kosova do të përfitonte shumë nga krijimi i një Ode Zejtare Nacionale. Një institucion i tillë do të ndihmonte në mbrojtjen, promovimin dhe zhvillimin e zanateve tradicionale dhe moderne.

Pse është e nevojshme?

1. Mbrojtja e zejeve tradicionale – Shumë zanate janë në rrezik zhdukjeje për shkak të industrializimit dhe mungesës së mbështetjes. Një odë do të mundësonte ruajtjen e tyre.

2. Legjislacion dhe mbështetje institucionale – Do të ndihmonte në krijimin e politikave mbrojtëse dhe fondeve për zejtarët.

3. Promovimi dhe tregu – Do të krijonte platforma për zejtarët që të shesin produktet e tyre brenda dhe jashtë vendit. Organizimi i Panaireve brenda dhe jashtë vendit.

4. Trajnime dhe certifikime – Një odë do të mundësonte trajnime profesionale për të rinjtë që duan të ndjekin zanate të ndryshme.

5. Bashkëpunimi me sektorin privat dhe shtetëror – Do të ndihmonte në lidhjen e zejtarëve me biznese, institucione dhe organizata që mund të investojnë në këtë sektor.

6.Një organizatë e tillë mund të funksionojë si një bashkim i zejtarëve nga qytete të ndryshme të Kosovës, duke i përfaqësuar ata në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

*Ç’do shoqatë që përfaqëson  Bizneset Zejtare,duke ruajtur autoritetin e saj është obligative të anëtarësohet në Odën Zejtare Kosovës.

7.Qëllimi i Odës do të jetë me antë Ligjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës,të rregulloj dhe mbështet veprimtarit Zejtare,duke përfshirë,përcaktimin e kushteve ushtrimit të veprimtarive ,mënyrës së organizimit të Zejtarëve përmes Odës dhe masave për ruajtjen dhe zhvillimin e artizaneve.

8.Në kuadër të Odës do të funkcionon Gjyqi i Nderit Odës i cili do të zhvillon procedurat disiplinore ndaj anëtarëve të Odës .

9.Anëtarësimi në Odën Zejtare do të jetë obligative për çdo veprimtari afariste zejtare,artizanale.

10.Ky Ligj do të zbatohet për të gjithë Zejtarët në Republikën e Kosovës…

#ministriandermarresisindustrisëtregëtisë#odandërmarrësvezejtarëve#/QendraPress.com/