Edhe sot, dridhet Tirana e Kruja

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë, 27 qershor.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), magnituda në tërmetin e parë ka qenë 4.2 dhe në tërmetin e dytë, ishte 3.8.

Tërmeti i parë e kishte epiqendrën në Fushë-Krujë dhe me thellësi 5 kilometra. 4 minuta më vonë, tërmeti tjetër ishte me epiqendër në Zall Herr të Tiranës dhe me thellësi 15 kilometra.