Edhe sot mot i vranët dhe me shi në Kosovë

0

Edhe sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi në Kosovë, njofton Shqip.com.Vendi është nën ndikim të masave të ajrit relativisht të freskëta, teksa sot do të ketë vranësira të dendura dhe të paqëndrueshme.Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *