Edhe sot mot jostabil, diell e rrebeshe shiu

                     Kushte të motit jostabil mbeten edhe ditën e premtë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull, e paradite edhe do të ketë më shumë intervale me diell.Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht edhe mund të fuqizohen si stuhi me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 17C, ndërsa ato maksimale në një rënie të lehtë dhe luhaten ndërmjet 25C e 28C, njofton Prishtina Weather.Nga dita e shtunë mot stabil do të përfshijë vendin, me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e përgjatë javës vijuese edhe më i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje nga 27C e 28C deri në 32C në fillim të javës vijuese.