Edhe sot nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë

                Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë parashihet për ditën e enjte në vend. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale arrinë deri në 34C e 36C.Nxehtë e me diell mbetet edhe ditën e premtë, me maksimale që arrinë deri në 36C e 38C, njofton Prishtina Weather.E shtuna fillon me mot kryesisht me diell. Ditën shtrëngata frontale që shfaqen nga Adriatiku kalojnë mbi vend, me kushte për rrebeshe e bubullima, lokalisht intenzive dhe me breshër. Mot i ndryshueshëm parashihet nga dita e diel, me vranësira, diell dhe reshje shiu, e temperaturat në rënie edhe deri në 25C e 23C.