Edi Rama: Bishat amerikane B52 fluturuan sot mbi Tiranë 

                              Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur fluturimin e dy bombarderëve amerikanë mbi Tiranë, duke thënë se me këtë demonstrim shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Edi Rama.Fluturimi ishte paralajmëruar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO”, njoftoi sot ambasada.B-52H Stratofortress është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh.