Edicioni i Gjashtë   i Festivalit Folklorik me Këngë dhe Valle për Fëmijë “URA” mbahet me  8 dhe 9 qershor 2024

Sipas drejtorit të  organizativ i Festivalit Folklorik me Këngë dhe Valle për Fëmijë “URA”Jeton Qafleshi, që njëherit është edhe  kryetar i SHKA”Lidhja e Prizrenit”, këtë vit ky festival prestigjioz mbahet me 8 dhe 9 qershor, në  Prizren. Edhe edicioni i VI-të i Festivalit Folklorik me Këngë dhe Valle për Fëmijë “URA”, i organizuar nga Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ dhe i përkrahur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vetë ka  një  koloritë pjesëmarrësish

Në këtë festival mbarëkombëtarë marrin pjesë ansamble dhe shoqëri kulturo-artistike nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjitha grupet, me veshje të ndryshme kombëtare, defilojnë  në pjesën historike të Prizrenit, për të krijuar kështu një atmosferë të bukur për qytetarët dhe vizitorët e huaj. Me këtë rast, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” shënoi dhe 18 vjetorin e themelimit, që gjatë kësaj kohe e ka prezantuar Prizrenin dhe gjithë kulturën tonë kombëtare denjësisht nëpër botë. Kurse  drejtori Qafleshi tregon se  ku ansambël  denjësisht e ka prezantuar kudo Kosovën dhe kështu është bërë një  ambasadorë  i  plotfuqishëm i kulturës  kosovare në  botë/www.QendraPress.com/