Ekskluzive: Ky është i mituri që mbeti i vrarë në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, rreth 18-vjeçar.
Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.
Gazeta Sinjali ka siguruar disa pamje nga vendngjarja, viktima shihet i shtrirë në tokë.
Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me rastin./GazetaSinjali/