EKSPOZITA ME TEMËN FËMIJËT NË LUFTËN E FUNDIT NË KOSOVË 1998-1999 ne shkollën ‘’Emin Duraku’’

Ekspozita e nxënësve të SHFMU ” Emin Duraku” nga Prizreni me temën: Fëmijët në luftën e fundit në Kosovē 1998-1999. Ku me këtë rast fotografitë janë huazuar nga koleksionisti i fotove tē luftës z.Esat Shala, ekspozitën e kanë monitoruar dhe ndihmuar mësimdhënësit : Nazlije Topqideri, Edona Tafallari Xheni Daka dhe drejtoria e shkollës. Në ekspozitë ka mbi 150 foto të fëmijëve në territoret e ndryshme të Republikës së Kosovës sikurse edhe në kampet e refugjatëve në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në luftën e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 1432 fëmijë dhe padyshim se kjo ishte njëra nga plagët e mëdha të luftës në Kosovë e kjo rikujtues[ padyshim se ndihmon nxënësit ta kuptojnë se liria e Kosovës dhe kjo liri që tani e gëzojnë këta nxënës ka pasuro shumë mundi e gjak e padyshim se edhe këta 1432 fëmijë janë bazamenti i fortë i lirisë të cilën duhet ta çmojmë. Këtë mesazh e jep edhe drejtori i shkollës Rrahim Bektashi cili ishte pjese e luftës së lavdishme për liri.