Ekzekutohen pensionet me 100 euro shtesë për pensionistët 

                           Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë ekzekutuar pensionet, bashkë me shtesën prej 100 euro për muajin tetor.Sipas Muratit, shtesën prej 100 euro për këtë muaj e kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, ka shkruar Murati.Ai tha se këto 300 euro për pensionistët brenda një viti nënkupton 25 për qind më shumë mbi pensionin bazik, 9.4 deri në 13.7 për qind më shumë mbi pensionin kontributpagues dhe 6 deri në 25 për qind për kategoritë e tjera të pensioneve.