Emmanuel Macron rizgjedhet president i Francës për mandatin e dytë 5 vjeçar

Presidenti aktual Emmanuel Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet e balotazhit të sotëm në zgjedhjet presidenciale në Francë.Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, transmeton BBC.Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00 në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin mes centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.Macron do të qeverisë me Francën për pesë vjetët e ardhshëm.Pesë gjëra për Emmanuel MacronAi u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçareNjë ish-bankier investimesh dhe ministër i ekonomisë, ai nuk ishte zgjedhur kurrë deputetI martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se aiAi nisi një lëvizje politike centriste të quajtur La République En Marche! për të sfiduar partitë tradicionaleAi nxiti reformat e diskutueshme ekonomike, por u përball me protesta të dhunshme mbi një taksë të propozuar të karburantit.