Fatkeqësisht disa nga  hartuesit e Gjykatës speciale, janë edhe dëshmitar të trajnuar nga shërbimi serb -Shkruan: Qazim THAÇI 

                   Vazhdimi i mbajtjes së themeluesve të UÇK-së në  Hagë,dhe dëshmitë  që  po i na sjellin tani të thuash  më çdo ditë, mbrojtësit e tyre po na  bindin për një  dëshmi shumë të  rëndë, e kur kësaj i shtohen  edhe botimet e Nafi Çegranit,dhe emrat  të cilat ai i ka bërë publik se ishin punëtorë të UDB-së  dhe KOS-it. kjo ,vetvetiu na bënë për të na trembur përtej mase dhe tani kemi edhe faktin se disa ish ushtarakë shqiptarë që ishin në radhët e UÇK-së.  Ata erdhën nga radhët nga Armata e Jugosllavisë. Tash pas reflektimeve që po shihet se çfarë po ndodhë me themeluesit e UÇK-së në Hagë  e të cilët krejt padrejtësisht po mbahen në Hagë. Se ata janë të pafajshëm e din secili kosovarë, e këtë e dinë edhe ndërkombëtarët. Mirëpo,  për të  qene e tmerrshme  se  deri më tani  kush po shkon ose kush  është  dëshmitarë, po na tmerron. Edhe botimet e  Nafi Çegranit, për emra që  edhe sot,  janë  në  poste më të larta  shkencore e akademike edhe këtu në Kosovë. Po japin   faktin se ne duhet të  ri mendojmë se  si disa nga akademikët ushtarak shqiptar  ishin në  APJ edhe kur  u prish Jugosllavia  dhe ishin në  regjimin ;Milosheviqit  par nga viti 1991-1999, ku disa  ushtarak  mbeten nën regjimin  e Milosheviqit e disa   dezertuan  në këtë  kohë. Ata u kyçën në luftën e Kosovës dhe asnjëri prej tyre nuk ra në fronte të luftës. Merita e tyre e luftës padyshim se  është pjesë e lavdisë. Por, më të përfunduar lufta ata shumica u futën në institucionet e larta shtetërore, dhe sipas burimeve tashmë të konfirmuara disa nga ata  janë  në bashkëpunim me faktorin  ndërkombëtar   edhe hartuesit për Gjykatën speciale, dhe ajo për të qenë edhe me dhimbshme apo edhe ke rënda  janë edhe dëshmitarë .Por, mbi ndërgjegjen e secilit le të mbetet  e rënduar si gur i përbotshëm që  pa asnjë dëshmi dëshirojnë që çlirimtarët ti etiketojnë apo ti fajësojë pa fakte. Sepse dihet se pa luftën e tyre pa gjakun, plagët dhe gjymtyrët e tyre Kosova  nuk do të çlirohej kurrë. Dhe mendoni tani 23 vite  çfarë do të ndodhte me rininë tonë .Ne urojmë  që  dëshmitarë  të mos jenë  asnjë shqiptarë . Sepse  lufta e UÇK-së  ishte luftë  e çlirimit ndaj robërisë  serbe, e kjo është edhe  e dëshmuar…..Kosovës nuk i janë dashur,e as nuk i duhen ata që shkelin gjakun e dëshmorëve  ???!!!. /www.qendrapress.com/