Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës me vota unanime

Në kuvendin e sotëm zgjedhor të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj u zgjodh sërish në krye të partisë. Limaj mori të gjitha votat e mbi 350 delegatëve të pranishëm, pa asnjë abstenim dhe votë kundër. Ai në këtë post do të qëndrojë për katër vjetët e ardhshëm. Para delegatëve, Limaj përmendi një nga themeluesit e kësaj partie, Jakup Krasniqin, për të cilin tha se shpreson që shpejt të kthehet i lirë në Kosovë.