Festa e Abetares në SHFMU “26 Marsi” në Landovicë, një  festë  emocionale dhe me përgatitje  të mrekullueshme.

          Të martën është festuar Festa e Abetares në SHFMU “26 Marsi” në Landovicë – një ditë plot emocion, dije dhe gëzim! Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe krenari, 16 nxënësit e klasës së parë festuan përfundimin me sukses të vitit të tyre të parë shkollor dhe njohjen me Abetaren. Ku me mësuesen e  tyre të përkushtuar Rilindë Bytyçi Hoti  treguan  përkushtim  dhe i dhanë  rëndësi të veçantë  kësaj feste. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin prindër, mësues e drejtues të shkollës. Mësuesja e klasës shprehu mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, ndërsa drejtori Besnik Berisha, përshëndeti nxënëset dhe i uroi suksese në rrugëtimin e tyre të dijes. Festa vazhdoi me një recital të veçantë ku nxënëset recituan për çdo shkronjë të alfabetit, duke treguar njohuritë dhe dashurinë për të mësuarit. Më pas, me shumë humor dhe kreativitet, u luajt skeçi “Shkronjat grindavece”, ku përmes një mesazhi të qartë e domethënës, fëmijët përcollën idenë se shkronjat nuk janë për grindje, por për bashkim – sepse vetëm kur ato bashkëpunojnë, krijohen fjalë, ide dhe botë të reja.

E kur bashkohen, ato jo vetëm flasin, por edhe “vallëzojnë”. Aktiviteti u gjallërua edhe më tej me një garë të diturisë për Abetaren, ku nxënësit jo vetëm që treguan zgjuarsi, por edhe bashkëpunim, vëmendje dhe frymë skuadre. Në përmbyllje të kësaj feste të veçantë, secili nxënës u nderua me një certifikatë mirënjohjeje për arritjet, duke e bërë këtë ditë një kujtim të paharrueshëm në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Kjo festë mbetet një kujtim i paharruar në jetën e këtyre nxënësve  për  festën me të madhe  të jetës ate  të Abetares, librit më madhor në gjithë procesin jetësor  të dijes./QendraPress/