Fidan Shala,kërkon që ështrat e 9 luftëtarëve të rënë në Jeshkovë të gjenden.

Fidan Shala,veprimtar dhe anëtarë I familjes Shala në Jeshkovë,kërkon që ështrat e 9 luftëtarëve të rënë në Jeshkovë të gjenden e të ju kthehen familjarëve tash pas 27 vitesh. Ai thotë ‘’ Me 11 mars bëhen 27 vite pritje, se një ditë do të kthehen në atdhe eshtrat e 9 nga 18 luftëtarët e rënë në Betejën e Jeshkovës, si dhe 3 të tjerëve në fshatrat Malësi e Vërrinit dhe Hoqë e Qytetit, të cilëve ushtria dhe policia serbe, në atë ditë, ua zhduku edhe trupat e tyre.
Për të cilët, në faqen e Brigadës 549 të ushtrisë serbe, që vepronte në Prizren, thuhet se atë ditë në Jeshkovë u vranë 18 ushtarë të UÇK-së, por që nga ajo ditë nuk dihet se ku i dërguan trupat e tyre’’. Ai kërkon që ata trupa të gjendet dhe të ju kthen familjarëve që edhe ata të kenë një vend ku mund të prehen e të vendosen lule . Tashmë edhe shumë nëna po vdesin me ata merak se as varre bijtë e tyre nuk patën pohon ai./QendraPress/