Filloi aktiviteti’’Java Remzi Ademaj-Shtigjeve të lirisë’’,ku marrin pjesë mbi 1500 nxënës shkollash.

Sot, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit solemnisht filloi ‘’Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të lirisë’’,ku në këtë organizim të dijes do të marrin pjesë mbi 1500 nxënës nga 47 shkolla të Prizrenit. Fillimisht këtë organizim më të madhin për shkollat e komunës se Prizrenit e ka përshëndetur i pari i komunës Shaqir Totaj, i vili me këtë rast tha në netët e errëta dallohen yjet më të ndritshme, si dhe në kohë të vështira dalin hero të mëdhenj e i tillë ishte komandant Remzi Ademaj, tha kryetari Totaj. Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj drejtoreshë e DKA-së në Prizren sot, ka falënderuar familjen Ademaj, kryetarin Totaj ,drejtorë të ekzekutivit si dhe ish luftëtarë dhe organizator e veteranëve dhe mbi t gjitha nxënësit e mësimdhënësit që me përkushtim të madh që po angazhohen tha ai. Në emër të OVL-së dega në Prizren kryetari Isa Berisha me këtë rast ka falënderuar gjithë të pranishmit si dhe iniciatorët e këtij organizmi Nexhat Çoçaj e Shukri Çuni dhe grithë të tjerët tha ai .Kurse në emër të familjes falënderoi i vëllai i Heroit Hamit Ademaj,i cili ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë për të nderuar figurën e komandant Petritit
Në këtë event pos kryetarit Totaj, nënkryetarit Gashi, drejtoreshës Luljeta Veselaj Gutaj ,nga drejtoria e DKA-së zyrtarë të lartë pastaj drejtor të ekzekutivit di he prindër e nxënës të shumtë.
Pas përfundimit të disa pikave u bënë homazh edhe tek Monumenti i lirisë/QendraPress/
