Filloi shtrimi i asfaltit tek rrethrrotullimi në ‘’Bazhdarhane’’në Prizren

Pas një angazhimi dhe intensifikimi të punimeve të kompanisë ‘Renelual Tahiri’’ dhe asaj ‘’Krasniqi,’’ si dhe angazhimit maksimal të stafit të drejtorisë së Shërbimeve Publike, sot ka filluar shtrimi i asfaltit në këtë rrethrrotullim, e ku kishte dalë edhe kryetari Shaqir Totaj , drejtori Çelë Lamaj dhe drejtor të ekzekutivit, për pa punimet dhe për të kurajuar që këto punime tashmë të kryhen sa më parë. Kryetari Totaj me këtë rast ka uruar drejtorinë si dhe kompanitë punë kryerëse dhe tha se këtë e kemi pasur edhe si premtim elektoral. Por dua të them se së shpejti këtu në afrs i do të fillojnë punimet edhe për Parkingun nëtokësor dhe se këtu nuk do të ndërtohet një qendër kulturore e jo qendër afariste siq po dezinformohet
Drejtori Çelë Lamaj tha se fal angazhimit të stafit tonë e po kështu edhe kompanive që po punojnë siç po shihet sot edhe pse kemi pasur probleme të mëdha pas gjetjeve të kabllove elektrike nnë tokë dhe po kështu disa problemeve në ujësjellës mund të them se këtu brenda pak ditëve do të funksionalizojmë këtë pjesë të qytetit me të gjithë infrastrukturën moderne tha ai.
Së shpejti do të lirohen edhe kjo pjesë e qytetit për të pasur lëvizje më të lirë të komunikacionit