Fotografia që rikujton një pjesë të angazhimeve kur hidheshin themelet e Republikës së Kosovës.

Kosova  nëpër dekada me veprimtarët e palodhur dhe idealistë  të përkushtuar ndaj lirisë, kanë vepruar duke punuar me përkushtim të palodhur për lirinë e Kosovës. Sonte, duke ju falënderuar një mikut tonë/Hilmi Kalimashi/, na e solli një foto, të datës 28 Nëntor të vitit 1993. Nga ajo foto tashmë nuk janë në jetë 18  veprimtarë. Mungojnë  disa që po i përmendim: Salajdin Braha,Engjëll Çeta, Skender Berisha, anëtarë të Kryesisë së Degës së LDK-së ,atëbotë lëvizje gjithëpopullore.Pastaj ,Mehmet Kalimashi një idealistë që ishte jo vetëm i përkushtuar , por veprimtarë i palodhur atëbotë me grupin e ndërtimit të shkollë, kur Serbia i mbyllte shkollat. Pastaj Hetem Thaçi, anëtar i Këshllit të Financave me Besim Telakun. Mësuesit ;Hasan Bytyçi, Binak Tarjani Huhi Tulla e Muhamet Bytyçi. Mungojnë  veprimtarët; Hisen Destani, tani Hero i Kosovës,Ramadan Gashi, mungojnë;Halil Morina,Kamer Berisha, Binak Gashi,Ibish Morina,e ndonjë tjetër. Kjo foto është datës  së madhe me rastin e  inaugurimit të shkollës  në Landovicë  me 28 Nëntor 1993, të ndërtuar me vetëkontributë, ku ishin në një komision vullnetarë nga ;Qazim Thaçi. Skender Morina, Mehmet Kalimashi e ndihmuar nga :Osman Çerreti,Sherif Gashi,Faik Berisha, Xhelil e Vesel Kalimashi, Faik, Xheladin e  Ali Berisha e shume të tjerë.Por ,në këtë aktivitet ishin edhe shumë tjerë  që nuk kursenin asgje. Ky veprim ishte një akt bashkimi i këtij fshati për të dhënë pastaj provimin gjatë luftës së UÇK-së ku i gjithë fshati ishin unik dhe  ishte fshati më i unifikuar në Kosovë. Shpesh e rikujtojmë këtë akt atëbotë madhor me Skender Morina ,dhe Hysni Hoxhën,/nga DKA e asaj kohe/  kur shkollën deshëm dhe këmbëngulëm ta emërtojmë më emrin atdhetares ‘Musine Kokolari’’por,  nuk arritëm të emërtonim kështu ,sepse  veprimtaria e Musines ende nuk ishte shumë e njohur.

/ëëë.QendraPress.com/