Fryma e marsit poetik me poeten: Blerina M. MURTEZI

Zanë e bardhë

——————————–

Dukesh sot si një zanë

Prapë fiton në çdo anë

Me atë fustan si në përrallë

Fytyrën e ke bash si zanë e bardhë

Por dukja nuk është shkas

Pse quhesh e bardhë

Pyet zemrën pse je e tillë

Por as ajo nuk do përgjigjet mirë

Ajo është e kuqe e thotë ngado që shkon më dashuro

Si një zanë e bardhë mos më lëndo

Forca që ke a do ta ndash me mua

Që në ëndërr bile të jemi mish e thua

Zanë e bardhë eja a dëshiron të këndosh me mua,se që nga fëmijëria

Veç notat i di si nxënëse shembullor e shëndetmirë.

B. M

/www.QendraPress.com/