Fryma e marsit poetik me poeten: Lola SHEHI

SÊRISH…

————————–

Atje jam sërish

Buzë detit ku qetohen varka të vogla

Mbushur me çaste t’lumtura

N’ditë dimrash të gjatë

Atje ku uji m’duket,

Mê i paqtë

Më i kthjellët

Hera herê edhe mê i kripur.

Atje jam sërish

N’pritje t’pranverês

N’pritje t’pêrqafimit tënd

Guxoj të them,

Se loti është më i kripur se deti!

E n’kripore çelin veç lule t’verdha

Njëlloj si fustani yt n’takimin e parë.

Atje jam sërish!

N’prijtje t’pranverës!

E ngazëllehem kur ju shoh se po vini tê dyja njëherësh!

/www.QendraPress.com/