Fryma e së dielës poetike me poeten:Nexha REÇICA
SYTË E TU
————————
Janë det i qetë
që më merr në përqafim
kur unë notoj.
Janë të etur
edhe atëherë
kur janë në lum.
Sytë e tu të pagjumë
janë baladë e trojeve tona
që xixëllojnë në errësirë.
Sytë e tu janë Atdheu
që kërkon nga ta shpëtim.
& & &
Zhgënjim
————————
Kur e humb mëngjesi vesën
dita tkurret kohën mbledh,
Si dallgë luleve mbillet
nga erë vetëtime.
Në mes thashetheme
Hijesh ti më tretesh si shkumë deti
Kur e humb përthyer shpresën
mëngjesit tjetër të zhgënjyer.
Rrokullisen gurë buzë lumit
puhiza gremis në harresë,
Në furtunë papritur u
Ndesh gjithçka rrëzoi
si gjethet në vjeshtë.
/www.QendraPress.com/