Fryma festive e poezisë nga poeti;- Ali Halim TAHIRI

DY NGJYRA

—————————-

E mora lapsin në dorë,

i shkrova disa fjalë.

Këtu, në këtë letër të bardhë,

vargjet nga zemra më kanë dalë.

Si vullkani që shpërthen në zjarr,

fjala ime po rrjedh si gurrë.

Ajo s’ndalet në asnjë stinë,

si një lum që rrjedh nën urë.

Mos ma vrit mendimin e lirë,

se zemërohet dielli e s’bën dritë.

Fjalës sime mos iu hidhëro,

se shkruaj me zemër e shpirt.

Në Ditën Botërore të Poezisë,

po e kujtojmë me mall e nostalgji.

Kemi mbetur mes dy ngjyrave,

sot po shohim veç bardhë e zi.

/QendraPress/