Fryma festive e poezisë nga poetja;-Anna SANTO

Vetëm dy hapa
————————–
Ditën tjetër kishim lënë takim
Herët fjetëm me plotë ëndrra që s’arrijmë,
Në agim.
U zgjove, More vrull, hape derën ,
Bora pallate kish ndërtuar bashkë me erën .
E ti kokën ule me hapa të rënduar,
Kape telefonin, duke thënë se s’paska qenë e shkruar …
Ti të ftohtin urren, por jo mua.
Bëj dy hapa, vetëm dy dua.
Njërin për vete…
Borën bëje shesh ,shkele.
Atë guxim nëse e gjete,
Eja pra se në pragë ngele.
Të dytin hap mos ma vono,
Eja fluturimthi siç ndjenjat linden.
Janë ca hapa ku s’kanë kohë .
Hapat e zemrës të ftohtit nuk i binden .
/𝒜𝓃𝓃𝒶/s’
/QendraPress/