Fryma poetike e së dielës me poeten;- Adifete SHITI

Jeta më keputi si një gjethe luleje
——————————————-
Jeta më këputi si një gjeth luleje,
Më ndoqi si hije në çdo hap,
Më freskoi si liqeni që derdhet
Në oqeanet e pangopura të ndjesive.
Më dha nur fytyrës sime,
Që të shkëlqej në dritën e agimit,
Më fali copëza gëzimi dhe hidhërimi,
Në mozaikun e quajtur jetë.
Më zhveshi nga e keqja,
Më mbështolli me petkun e lumturisë,
Më dha krahë për të fluturuar,
T’i shoh lulet kur çelin në pranverë,
Të ndjej harenë dhe ngrohtësinë e verës,
Të përqafoj gjethet që bien në vjeshtë,
Të duroj dimrat e acartë të shpirtit.
Dhe kur jeta më lodhi me ngarkesën e saj,
Më mësoi të shoh dritë edhe në errësirë.
Çdo plagë u bë urë për të ecur më tej,
Sepse jeta, edhe kur dhemb…
është mësim dhe mrekulli.
/QendraPress/