Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA

AGONI
Në boten time me eshtra të thyera,
me zemër të ngrirë e shpirtin larguar,
mbytem gati në lotët e mia,
aty humbas më kapllon agonia…
Në boten tende nuk hyn rreze dielli,
lotët kan ngrirë akull, hej si thika,
Aty ka kuçedra plas papritur sherri,
Shuhet shpresa, njeriu vdes nga frika.
Ndaj të afrohem aty nuk guxoj,
Bota ime është viktimë e agonisë,
por provoj me gjithë forcë të jetoj,
ndoshta një ditë e qeshura do të rinisë.
Agonisë lëkundem një zgjidhje të gjej…,
Në boten tonë që mbi mëkatin flenë.
Prapë se prapë boten time, as tënden se urrej,
Përpiqem të rizgjoj të bukuren ndjenjë.
Të rizgjoj dashurinë antihelmin
për frikën dhe agoninë.
/QendraPress/