Fryma poetike  e së dielës me poeten;-Albina TREBICKA

TRENI I JETËS…

——————————

Trishtimet e ditës në ëndrra i kthen nata

Grimcat e takimeve, nëpër gënjeshtra të bardha

Çastet e bashkimit bëhen dëshira me flatra

Me trenin e moshës bëhen hapat e ngadalta

Gjithë heshtja e shpirtit, dergjet nëpër natë

Ëndrrat kryeneçe drobiten nëpër rënkime

Pëshpëritjet e mëngjesit,tek gjethet e rëna

Flokët e vjeshtës marrin të tjera ngjyrime

Treni i jetës në ecje le shumë pendime

dhe merr me vete pengje, arritje, kujtime…

/QendraPress/