Fryma poetike e së dielës me poeten:- Albulenë KRASNIQI

HORIZONT
———————
Përtuem me nejt n’krye të fillimit,
aty ku mbaron pamësia s’arritëm dot.
Ish zá tramvaji, á treni,
áse zá lejleku, á anije n’bregdet, përtuem
me kthye kryet e me pá.
Vijë e lakueme shkonte lakadredhë,
atje ku syni mbërriti me shikue,
e na dojshim
bash atje me shkue,
po kambet s’na çojshin má.
Zhurmat i nijshim,
po nuk lëviznim e nuk banim gjá,
po veç symbylltas
si lulja në mbramje
ándrronim nën petkun e
rrezes së diellit flakërues.
/QendraPress/