Fryma poetike e së dielës me poeten;-Anila TOTO

LUMTURIA

—————————

Siç dihet, jam rob i një ëndrre të vjetër:

Nuk ngopem duke luftuar të të shoh të lumtur.

Vetë mund të vdisja dhe të lindja herë tjetër,

ose të nisja një udhëtim krejt të pamundur.

Sepse, nga çasti që u përplasa me sytë e tu

ndjeva e një përmbytje e logjika m’u mpi.

Sikur nuk mjaftonte qielli dhe deti blu,

sikur mos mjaftonte gjithë ajo vetmi.

Nuk e teproj,

por mbeta peng i ëndrrës së vjetër,

shpik mënyra që ti të jesh i lumtur.

Për mua them se lumturia është diçka tjetër:

Nis nga sytë e tu dhe bëhet e pamundur!

/QendraPresss/