Fryma poetike e së dielës me poeten:-Anila TOTO

Është dimër.
Kjo ngricë drithëruese
do të hyjë
në palcë
e në shpirt.
Në trurin tim
e shkrep një zjarr
të ndizen
të gjitha
liritë.
Është dimër
e zoti
pastron gjithë
botën.
Kjo ngricë e fortë,
ky acar
do të na bëjë
më të dobët.
Por brenda në shpirt
flenë dashuritë
dhe shpresa të bukura
për jetën.
Por 1000 acare
të shkojnë e vijnë
ti,…
S’më lë kurrë
vetëm.
/QendraPress/