Fryma poetike e së dielës me poeten;-Armenida QYQJA

Nuk është Pogradeci!
————————————-
Dhe ky liqen mes malesh e ka një gojëdhënë
Dhe një gjarpër, Ogopogon gjigant,
Që thonë, se ende fshihet aty,
Asnjë trim s’ka flijuar veten për ta vrarë,
Asnjë vajzë e asnjë valë për të nuk qan…
Vendi im i vogël, i tragjedive të mëdha,
Si mund të të ndërroj, këmbej?!
Kur me gjakun që më rrjedh në deje
Janë përzier uji e dheu yt
Brez pas brezi, në mote…
/QendraPresss/