Fryma poetike e së dielës me poeten;-Armenida QYQJA

Ajo nuk e di!
————————————-
Sahara thërret në ndihmë duhma e rërës
Sy e buzë krejt të m’i mbulojë,
Bashkë me buzëqeshjen në to vizatuar,
Që mllefin përzhitës sfidon…
Ajo s’di për oazin plot lule e zogj,
Që ti gjalluar ma mban thellë në gji
Erën thërret, ushtarët e bindur
Kokrrizat e pamëndta të rërës…
S’ia dalin dot dhe pse me miliona,
Andej nga vijnë, të mundura shkojnë,
Mjafton dhe pa zë ty të thërras,
Në kotësinë e tyre të dorëzohen…
/QendraPress/