Fryma poetike e së dieles me poeten; Armenida QYQJA

MBI ÇDO FIJE BARI-
—————————————————————————-
Vapë…Asgjë s’lëviz,
E parkuar në heshtje është dhe fryma…
Me mijëra mendimet të rëna
Nga supet e kohës në prehërin e përtesës,
Më shohin me sy të zbrazta…
S’kam kohë për to…
Në ndjekje jam, të vetvetes që rend
Atje në kopësht, mbi çdo fije bari,
Tabllonë statike ta zgjojë…
A mjaftoj unë i dashur,
Botën tënde ta bëj të frymojë?
/QendraPress/