Fryma poetike e së dielës me poeten;-Armenida QYQJA

NË BREGUN E DRITËS

————————————

Durim zemër, durim dhe besim,

Zoti e di dhe sa ajër kanë mushkëritë,

Në çastin e duhur, do të na nxjerrë,

Si Joanin, në bregun e dritës…

S’do na bluajnë as ankthi e as pritja,

Dhëmbët e mprehtë të mërzive,

Të përllogaritura janë të gjitha,

Fragmente kohore milimetrike…

Duhej kapërcyer dhe ky shteg errësire,

Që më mirë të shihnim veten dhe botë,

Atë çka mund të bëj veç dashuria,

Nga duart e Zotit mbjellë, në zemër…

/QendraPress/