Fryma poetike e se dielës me poeten;-Asllan MIFTARI
Marsi i ëndrrave…
——————————
E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur
Shpresojmë të vijë, ndryshe nga Mars-et e tjerë
Një Mars që të shpërthejë në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën pranverë..!
Të tej lodhur jemi nga dimra të acartë
Dimra që vetëm dallgë e ngrica na sollën
Dimra që ndillnin nga pas njëri – tjetrin
Dimra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !
Pranverat e vërteta, asgjëkund…syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte për to vargje në letër…
Për vite e vite, vetëm ëndrra na mbetën
Pranvera që asnjëherë nuk e gjetën vet – veten !
Presim që ndryshe të vijë kjo stinë pranverë
Të na sjellë lulet më të bukura si asnjëherë
Lule që të kundërmojnë në të bukurën erë
Lule që Mars-et i kanë çelur, mos them rrallë herë !
Copyright@Asllan Miftari
/www.qendrapress,com/