Fryma poetike e së dielës me poeten;-Barie ÇUPI

Ke një emër…

——————————–

“Ti” je lindur mirësi,

në diell,në shi,

në ecje,

në ngjitje,

e as në vdekje,

s’je krijesë e thjeshtë o Njeri,

po tallet Universi,

ushqehesh me parti.

var kokën,

numëron gurët e shkelur,

rrugët s’patën parti ndonjëherë,

partitë ju përtypën,

ju mbytën o të mjerë,

partitë u shpikën si marifete dreqi,

për hunde ju mori,

kush ju udhëheq.

të fjetur ju zunë,

në ajër,

në tokë,

partitë në punë,

në oxhak,

në shtrat,

njerëzi e rënë në lak.

ju lanë e ju shpëlanë,

ju puthën,ju qeshën,

e ndër vathë ju ndanë,

sytë që s’ju shohin,

ju morën peng mendjen,

ngatërruan dynjanë.

në daç luftë,

a në daç paqe,

në daç ferr,

a në daç parajsë,

në daç djall,

a në daç engjëll,

ca gjëra tashmë lehtë i di,

pa pushtet e pa parti,

ke një zemër,që dhemb në gji,

ke një emër…rri Njeri.

/QendraPress/